Insajderi
Insporti

“Kur e pëson në fund dhemb shumë”, Kane: Kjo humbje do të na përndjekë gjatë!

Insajderi
16 July 2024 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kur e pëson në fund dhemb shumë”, Kane: Kjo humbje do të na përndjekë gjatë!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anglia u mposht për të dytën herë radhazi në një finale të Europianit. “Tre Luanët”, dështuan përballë Spanjës e cila fitoi me shifrat 2-1 duke koleksionuar trofeun e katërt në një kompeticion si Europiani.

Pas humbjes, kapiteni i Anglisë, Harry Kane theksoi se ndjehej i shkatërruar për mundësinë e shpërdoruar, ndërsa bëri thirrje që kombëtarja të ringrihet sa më shpejt.

“Është pak e vështirë që ta përshkruajmë me fjalë se si ndjehemi në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë përballë Spanjës dhe ta pësosh në fund dhemb shumë. Nuk ia dolëm sërish që të hidhnim hapin e duhur dhe të fitonim, është një tjetër mundësi e shpërdoruar.

Finalet nuk janë asnjëherë të lehta, kjo humbje do të na përndjekë gjatë. Për skuadrën, por edhe për mua personalisht është shumë e vështirë

Europiani është një turne i vështirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Ndjeheshin në majën e karrierën, por tani jemi shumë në vështirësi. Nuk e kemi gjetur ende mënyrën për ta fituar Europianin dhe kjo është e dhimbshme”, u shpreh Kane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark