Insajderi
Lajme

“Dëgjimi i zërave, magjia e zezë, martesat..” – Ja çka pretendonte se “shëronte” Bio Mulaku

Insajderi
16 July 2024 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dëgjimi i zërave, magjia e zezë, martesat..” – Ja çka pretendonte se “shëronte” Bio Mulaku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I ashtuquajturi mjek popullor që u bë i njohur në rrjetet sociale, Bio Mulaku, është arrestuar.

Ai dyshohet për ‘Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘mashtrimit’, tha Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një njoftim për media.

Në këtë operacion policor në Vushtrri, është arrestuar edhe një person me inicialet P.I., tha Prokuroria.

Mulaku aktivitetin e tij e shpërndante me të madhe në rrjetet sociale.

Madje, ai pretendonte se është “shërues i shumë sëmundjeve që ende s’i ka zbuluar as mjekësia”.

Në njërin nga postimet e tij, Mulaku listonte gjithë sëmundjet që prentendonte se i shëronte.

Krahas kësaj ai publikonte edhe video të personave që shkonin për ‘shërim’ tek ai.

Mëposhtë mund ta gjeni njërin nga postimet nga Bio Mulaku.

Per te gjithe te interesuarit sherojme keto

•Stresin

•Degjimin e zerave

•Dhimbjet muskulore

•Shtatzanine

•Migrenen

•Autizmin

•Magjine e zeze

•Problemet familjare

•Fejesat

•Martesat

•Problemet me lukthin

•Problemet me pamjen

•Problemet me frymemarrje

•Problemet me fatin bllokaden

•Problemet me pune dhe biznes

•Sherojme te gjitha semundjet perpos semundjeve nga lindja

Bio Mulaku sheron semundje te pa njohura nga mjeksia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark