Insajderi
Lajme

Radhë kilometrike në Morinë, i nxehti ekstrem bllokon edhe kamionët në Kosovë

Insajderi
17 July 2024 - 13:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Radhë kilometrike në Morinë, i nxehti ekstrem bllokon edhe kamionët në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me qindra kamionë që duan të kalojnë nga Shqipëria drejt Kosovës kanë krijuar radhë kilometrike në doganën e Morinës, pasi Qeveria e Kosovës, nga 14 korriku ka ndaluar qarkullimin e mjeteve mbi 7.5 tonë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Këto masa janë diktuar nga temperaturat ekstreme që kane prekur rajonin tonë dhe me qëllim për të ruajtur rrugët nga dëmtimi, shkruan a2cnn.

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë rajonin tonë, kanë ndikuar edhe në qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtuesit e kamionëve shprehen se një masë e tillë është e papërshtatshme.

Ndërkohë në Shqipëri kufizime të qarkullimit të kamionëve të tonazhit të rëndë gjatë ditës, janë vetëm në fundjavë, për të lehtësuar fluksin që krijohet për shkak të pushuesve që zgjedhin bregdetin ose juglindjen e vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark