Kurti deklarohet për vrasjen e policit serb ku i dyshuar është Artan Hajrizi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti deklarohet për vrasjen e policit serb ku i dyshuar është Artan Hajrizi

    Insajderi
    18 July 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dhënë informacione lidhur me rastin e përfshirjes së një kosovari i cili është në kërkim nga autoritete serbe si i dyshuar për vrasjen e një polici serb.

    Bëhet fjal për Artan Hajrizin, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të mërkurën në mbrëmje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kurti ka informuar se Policia e Kosovës është duke mbledhur informacione lidhur me rastin dhe sipas tij shpejt do të dalin më një reagim.

    “Nuk kam diçka shtesë. Organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lut që në orët në vazhdim t’i përcjellni komunikatat dhe njoftimet nga Policia e Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Jashtme”, tha Kurti në një konferencë për media./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark