Çka ndodh me Faton Hajrizin nëse ai kapet në Serbi? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka ndodh me Faton Hajrizin nëse ai kapet në Serbi?

    Insajderi
    18 July 2024 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës – po dyshohet edhe për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Serbi. Ai ende nuk ka arritur të kapet nga policia, shkruan Insajderi.

    Për këtë është deklaruar avokati, Skender Musa, i cili tregoi se çka ndodhë nëse Faton Hajrizi kapet nga Serbia.

    Sipas tij nëse kapet në Serbi atëherë Kosova nuk mund të bëjë asgjë më shumë veçse të shoh a po i respektohen të drejtat, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.

    Avokati thotë se nëse Hajrizi arrin të futet në Kosovë, atëherë ai nuk mund të ekstradohet në Serbi pa e kryer dënimin që i ka mbetur në Kosovë.

    “Kosova nuk mundet me ia dorëzu Serbisë Faton Hajrizin pa e kry burgun që është në Kosovë. Ashtu është e rregulluar me ligj. Nëse arrestohet në Serbi, Kosova mundet me ia qu veç zyrtarin e zyrës ndërlidhese me shiku a po I respektohen të drejta dhe asgjë tjetër”, tha ai në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark