Insajderi
Lajme

Vazhdojnë kërkimet në Serbi për kapjen e Faton Hajrizit

Insajderi
19 July 2024 - 09:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdojnë kërkimet në Serbi për kapjen e Faton Hajrizit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat në Serbi po shkruajnë se është duke vazhduar kërkimi për kapjen e Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, përcjell Insajderi.

Në bregun e majtë dhe të djathtë të lumit Drina është duke u kontrolluar, pasi që dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.

Në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë, shkruan RTS.

Të shënat kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndalur një automjet me targa turke.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dokumentacione të lëshuara nga Kosova dhe Gjermania.

Polici i plagosur nga të shtënat në afërsi të Loznicës është në gjendje stabile dhe është i vetëdijshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark