Insajderi
Lajme

AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve pas raportimeve për Faton Hajrizin 

Insajderi
21 July 2024 - 17:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve pas raportimeve për Faton Hajrizin 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetarët janë bërë cak i sulmeve online nga masa lidhur me raportimet për vdekjen e Faton Hajrizit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar me linçimet që po iu bëhen gazetarëve në rrjetet sociale kryesisht në Tik Tok, shkruan Insajderi.

“Cak i sulmeve janë bërë më së shumti Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i Paparaci, dhe panelist në Klan Kosova. Gjithashtu, me mesazhe fyese e kërcënuese janë paraqitur edhe fotografitë e Jehona Bajramit të Klan Kosova dhe Doruntina Bylykbashit të TV Dukagjini”, thuhet në njoftimin e AGK’së. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një sërë videosh kërcënuese, kryesisht në platformën Tik Tok, ndaj disa gazetarëve dhe medieve, në ditët e fundit. 

Kërcënimet kanë ardhur në lidhje me raportimet për Faton Hajrizin, i arratisur nga burgu në Kosovë, dhe për të cilin raportohet se është vrarë në Serbi. 

Cak i sulmeve janë bërë më së shumti Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i Paparaci, dhe panelist në Klan Kosova. Gjithashtu, me mesazhe fyese e kërcënuese janë paraqitur edhe fotografitë e Jehona Bajramit të Klan Kosova dhe Doruntina Bylykbashit të TV Dukagjini. 

Videot e kanë përshkrimin “Vrasësit e Faton Hajrizit”, dhe i akuzojnë mediat dhe gazetarët se kanë kontribuar në ngjarjet në Serbi, që çuan në vrasjen e Hajrizit. 

Akuzat ndaj medieve dhe gazetarëve përveç të pabaza, janë shumë të rrezikshme dhe vënë seriozisht në rrezik sigurinë e gazetarëve të apostrofuar dhe familjeve të tyre. 

AGK-ja, u bën thirrje kolegëve gazetarë që të denoncojnë individët dhe llogaritë prej nga vijnë këto kërcënime, dhe fton Policinë e Kosovës të aktivizojë Njësitin e Krimeve Kibernetike për të gjetur dhe mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë. 

Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre jashtë vendit, për të zbuluar autorët e kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark