Insajderi
Lajme

Arrestohet i dyshuari i dytë për arratisjen e Faton Hajrizit nga Smrekonica

Insajderi
21 July 2024 - 19:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i dyshuari i dytë për arratisjen e Faton Hajrizit nga Smrekonica
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është arrestuar personi i dytë si i dyshuar për përfshirje në arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës.

Të shtunën, policia ka arrestuat të dyshuarin e parë si i dyshuar për veprën e njëjtë ndërsa të dielën është ndaluar edhe personi i dytë i përfshirë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në Mitrovicë.

“Po, është arrestuar personi i dytë në Mitrovicë, që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës,” ka deklaruar Preteni  për Insajderin.

I arrestuari i parë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e arratisjes së Hajrizit, i cili më pas u vra nga policia serbe pas dyshimeve për përfshirjen e tij në vrasjen e një polici serb në Loznicë të Serbisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark