Policia identifikon të dyshuarin për hedhjen e eksplozivit tek Ujmani, bastis një shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia identifikon të dyshuarin për hedhjen e eksplozivit tek Ujmani, bastis një shtëpi

    Insajderi
    21 July 2024 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shpërthimit të sotëm në afërsi te Liqenit të Ujmanit, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje në Veri të Mitrovicës.

    Në vazhdën e hetimeve, Policia ka identifikuar personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit në drejtim të veturave të shqiptarëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas identifikimit policia ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Insajderin se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë.

    Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e zubin potokut”, ka thënë ai.

    Tutje, Elshani  bëri të ditur se ende nuk kanë persona të arrestuar.

    “Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, u shpreh ai.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark