Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve që ndihmuan të arratiset Faton Hajrizi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve që ndihmuan të arratiset Faton Hajrizi

    Insajderi
    22 July 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve qe ndihmuar të arratiset Faton Hajrizaj.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, ndaj dy të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega në Vushtrri”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark