
Analisti, Valon Syla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Dejona Mihajli janë duke hedhur grepin për të krijuar skandale të reja në Radio Televizionin e Kosovës. Këto, sipas Sylës bëhen me urdhër të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndaj, Syla përmes një statusi në Facebook ka thënë se refuzon të flas për këtë temë për faktin se ata po japin drejtim që të gjithë të flasin për RTK’në, duke lënë anash dështimet tjera si në çështjen e dialogut e Ujmanit.
Statusi i plotë:
Skandalet në RTK janê grepi i radhês i Vetëvendosjes dhe Dejona Mihajlit me urdhër të Albin Kurtit.
Nuk dëshirojnë të flasin për dështime në bisedime, për taktikat me breg të lamjes në Veri dhe të gjithve na shtinë të flasim për RTK.
Prandaj refuzoj, të flas për këtë temë.
Pytja ime është a merret në pyetje Albulena Haxhiu sot, edhe pse BE i njofti pasaportat ilegale të Serbisë në Veri, sepse në Ukman pe shohim që sjeni të sigurtë mu la.