
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq i cili ka thënë sot në kuvendin serb se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman.
Bislimi, tha se pyeti të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se “çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike”.
“Çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është false vetëm për t’iu shmangur sanksioneve eventuale? Sa drafte të tjera të planit të zbatimit na duhen përpara se ta zbulojmë të vërtetën për të gjitha Shtetet Anëtare”, shkroi Bislimi.
Serbia's PM asking EUSR & EEAS: What else is needed to convince you that for Serbia there is no Basic Agrmt? That their participation in the dialogue is faked just to avoid eventual sanctions? How many more drafts of sequencing plans we need before revealing the truth to all MS? pic.twitter.com/neC56DI3rV
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 24, 2024