Insajderi
Lajme

“RTK tashmë është kapur totalisht nga Albin Kurti”

Insajderi
26 July 2024 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“RTK tashmë është kapur totalisht nga Albin Kurti”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Radio Televizioni i Kosovës tashmë është kapur totalisht nga Albin Kurti, po thotë anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, teksa po komentonte mënyrën se si është shkruar lajmi për dorëheqjen e ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të televizionit publik të Kosovës, Zana Spahiu.

Krasniqi përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar RTK për lajmin e shkruar për Spahiun, duke thënë se kështu duket një lajm i cenzuruar, shkruan Insajderi.

Ai thekson faktin që në lajmin e RTK askund s’përmendet arsyeja e dorëhqjes së saj, që ka të bëjë me publikimin e hulumtimit skandaloz të “Bosna e Lirë”, ku thuhet se disa media në Kosovë financohen nga Serbia.

“Kqyreni shembulli se qysh doket një lajm i cenzuruar totalisht. Dy paragrafa me nga 1 fjali???
Veç kaq ka me thënë RTK-ja për dorëheqjen e personit kryesor të RTK-së?! As arsyeja pse, as qysh erdhi te dorëheqja… Kjo tregon që në RTK ska reflektim, sepse ky medium tashmë është kapur totalisht nga Albin Kurti’,
shkroi ai në Facebook.

https://insajderi.org/zana-spahiu-jep-doreheqje-nga-udheheqja-e-rtk-se


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark