Insajderi
Sport

Bëhet viral momenti kur Antonella kapet duke ia shikuar telefonin Messit

Insajderi
28 July 2024 - 22:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bëhet viral momenti kur Antonella kapet duke ia shikuar telefonin Messit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një reagim i bashkëshortes së Lionel Messit ka bërë xhiron në internet.

Gjatë ndeshjes së Inter Miamit kundër Puebla-s në kuadër të Kupës së Ligave, disa tifozë vunë re shikimin e Antonella Roccuzzos, teksa Messi qëndronte në telefonin e tij.

Ajo siç duket po e përgjonte me vëmendje bashkëshortin e tij dhe në fytyrën e saj kishte shprehje kurioziteti.

Reagimi i Antonella-s, që u kap nga kamerat u bë viral në rrjetet sociale.

Foto: Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo / Tribuna 

Ajo dhe Messi, janë një çift tejet i komentuar për shkak të relacionit të kahmotshëm duke qenë se njihen që nga fëmijëria.

Dyshja kurorëzuan martesën e tyre në vitin 2017 dhe kanë tre fëmijë bashkë.

Ndryshe, Messi ka shikuar lojën nga tribunat, duke qenë se ende po shërohet nga lëndimi që mori në finalen e Kupës së Amerikës. Ai pritet të jetë jashtë fushës së blertë për së paku një muaj. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark