Insajderi
Lajme

Ky është reagimi i familjarëve të Marigonës pas dënimit të Krivaqës

Insajderi
29 July 2024 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është reagimi i familjarëve të Marigonës pas dënimit të Krivaqës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Ferizaj të hënën, më 29 korrik, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim.

Në seancën ku është shpallur aktgjykimi nga trupi gjykues prezent kanë qenë edhe prindërit e të ndjerës Marigona  Osmani.

Ata, shihen duke u larguar nga seanca pasi gjykata dënoi me burgim të përjetshëm, të akuzuarin Dardan Krivaqën për vrasjen e vajzës së tyre, Marigonën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark