Insajderi
Lajme

Gjykata Speciale në pushim veror deri më 16 gusht

Insajderi
29 July 2024 - 14:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata Speciale në pushim veror deri më 16 gusht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Speciale ka njoftuar se pushimi veror i gjykatës do të zgjasë deri më 16 gusht 2024.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Në njoftim thuhet se megjithëse pushimi veror është në fuqi, gjykata vazhdon të funksionojë dhe të përmbushë detyrimet e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark