Në Shëngjin, flakët jashtë kontrollit/ Evakuohen banorët dhe pushuesit nga Rana e Hedhun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shëngjin, flakët jashtë kontrollit/ Evakuohen banorët dhe pushuesit nga Rana e Hedhun

    Insajderi
    30 July 2024 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata nga zjarri vijon të mbetet e vështirë në Shëngjin. Medait shqiptare raportojnë se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtë si për shkak edhe të erës së fortë.

    Zjarrfikësit, emergjencat dhe forcat e ushtrisë janë përqëndruar në zonën e quajtur Rana e Vogël, për shkak të densitetit të objekteve turistike dhe banesave që ndodhen në këtë zonë.

    Për shkak të problematikës dhe terrenit të vështirë për shuarjen e flakëve, është angazhuar edhe një helikopter i ushtrisë. Për shkak të rrezikut dhe daljes jashtë kontrollit të flakëve, ka pasur evakuime të banorëve dhe pushuesve ndërsa është bllokuar edhe rruga drejt Ranes së Hedhun.

    Lufta me zjarrin vijon pandërprerë pasi rrezikohen edhe banesa, ndërsa tymi ka mbuluar pjesën më të madhe të plazhit drejt Ranës së Hedhun. Zjarri po përparon drejt zonës së mbrojtur të Ranës se Hedhun dhe vetem një ndërhyrje më e madhe nga ajri do të ndihmonte në uljen e intensitetit te tyre dhe do t’u jepte mundësi emergjencave civile për t’ju afruar vatrës së zjarrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark