Insajderi
Sport

Boksieret që dyshohet se janë meshkuj po garojnë në Lojërat Olimpike, “shpërthejnë” kritikat

Insajderi
30 July 2024 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Boksieret që dyshohet se janë meshkuj po garojnë në Lojërat Olimpike, “shpërthejnë” kritikat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Turnetë e boksit po zhvillohen në Lojërat Olimpike në Paris dhe sytë e botës janë tek Imane Khelif nga Algjeria dhe Lin Yu-Ting nga Tajvani dhe jo për shkak të rezultateve.

Gjegjësisht, ato të dyja u përjashtuan nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar për shkak se konsiderohen se janë biologjikisht meshkuj.

Të dyja u pezulluan nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), dhe u njoftua se një test i ADN-së tregoi se ata kishin kromozome XY.

Sidoqoftë, marrëdhëniet midis Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe IBA u përkeqësuan, dhe IBA u përjashtua nga organizimi i turneut të boksit në Paris, dhe IOC miratoi paraqitjen e Khelif dhe Lin në Lojërat Olimpike.

Khelif lufton në kategorinë deri në 66 kilogramë dhe është favoritja e pestë e turneut, ndërsa garën do ta nisë në raundin e dytë në një ndeshje kundër italianes Angela Carini.

Lin është e para dhe favoritja e turneut deri në 57 kilogramë, e lirë edhe në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë do të boksojë kundër Sitora Turdibekovës nga Uzbekistani. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark