Zjarret nën kontroll, por ka dëme! Banorët dhe pushuesit po kthehen në Shëngjin, pyjet janë shkrumbuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarret nën kontroll, por ka dëme! Banorët dhe pushuesit po kthehen në Shëngjin, pyjet janë shkrumbuar

    Insajderi
    31 July 2024 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas më shumë se 24 orë me flakët në Shëngjin është kjo panorama që të ofron sot mali i Shëngjinit.

    Një nga bukuritë natyrore në Ranën e Hedhun sot është kthyer totalisht në hi….

    Në një nga zonat ku pati situatën më kritike ditën e djeshme ku u duk se flakët morën përpara gjithçka, por ndërhyrja e shpejt e zjarrfikësve bëri që të vihen flaket në kontroll duke shpëtuat këtë bllok banimi dhe banesa të tjera rreth

    Në një nga restortet ku ditën e djeshme u rrezikua seriozisht nga flakët, e po ashtu u dogjën çadrat dhe dy bar kafe në breg det, sot pushuesit kanë vijuar normalisht ditët e pushimit.

    Ky është mali që mbrëmjen e djeshme, pati vatra të tjera aktive zjarri, ku rrezikohej Kisha Katolike dhe një njësi akomoduese. Ditën e sotme po angazhohen forca të shumta të ushtrisë.

    Një zjarr i përmasave të mëdha që ditën e djeshme doli totalisht nga kontrolli, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark