Insajderi
Lajme

Maqedonasi tentoi t’i korruptojë me 5 euro policët e Kosovës, arrestohet

Insajderi
03 August 2024 - 08:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maqedonasi tentoi t’i korruptojë me 5 euro policët e Kosovës, arrestohet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se i ka ofruar 5 euro zyrtarit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për ta shpejtuar procedurën e kalimit.

Siç bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “Dhënie e ryshfetit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark