Ambasada e Kosovës në Shkup – mediave maqesonase: Mos e përdorni emrin tonë për qëllime politike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Shkup – mediave maqesonase: Mos e përdorni emrin tonë për qëllime politike

    Insajderi
    03 August 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në “X” kanë demantuar lajmin e publikuar në disa media në Maqedoni të Veriut referuar një prononcimi për incidentin e ndodhur në aeroportin e Shkupit që i është atribuuar Ambasadës dhe notën e protestës së dërguar nga MPJ e Kosovës për autoritetet maqedonase.

    Nga Ambasada e Kosovës në reagim kanë thënë se s’janë deklaruar për një gjë të tillë.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagim.

    Nga Ambasada e Kosovës thonë se lajmi ku pretendohet se Ambasada e Kosovës ka pohuar se është hera e parë që Kosova dërgon notë proteste, është i pasaktë dhe në reagim bëjnë thirrje të mos përdoret emri i ambasadës dhe incidenti në aeroport për qëllime të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut.

    „Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht. Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentës së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV“, thuhet në reagim.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 January 2025
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark