Ksamil, 38-vjeçari gjendet i vdekur në mes të shkëmbinjve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ksamil, 38-vjeçari gjendet i vdekur në mes të shkëmbinjve

    Insajderi
    04 August 2024 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur pa jetë sot në shkëmbinjtë e “Gjirit të Barxhos”, në Ksamil.

    Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i riu me inicialet F. K., është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

    38-vjeçari dyshohet se kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë, informoi sot policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark