RTSH transmetoi live garën e tenisit serb, Bushati: Nuk e di nëse Serbia do ta bënte të njejtën po të festonte Shqipëria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    RTSH transmetoi live garën e tenisit serb, Bushati: Nuk e di nëse Serbia do ta bënte të njejtën po të festonte Shqipëria

    Insajderi
    04 August 2024 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Televizioni publik i Shqipërisë, RTSH ka transmetuar drejtpërdrejtë garën e tenisit serb, Novak Djokovic në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, shkruan Insajderi.

    Këtë veprim të televizionit shqiptar e ka kritikuar analisti, Andi Bushari.

    Në një reagim në Facebook, Bushtatit i ka bërë përshtypje se si finalen e tenisit në Olimpiadë po e transmetonte edhe televizioni publik i Shqipërisë, RTSH.

    “Per mua shume mire qe 𝐓𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 transmetoi finalen e tenisit ne Lojrat Olimpike. Por nuk di nese ne Serbi do jepej live nje gare ku Shqiperia festonte medaljen e arte”, shkroi Bushati në një postim në Facebook.

    “Fitorja e 𝐆𝐣𝐨𝐤𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭 kunder Alkaraz zhvillohej njekohesisht me shume sporte te tjera”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark