Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, 4 persona mbesin të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, 4 persona mbesin të lënduar

    Insajderi
    06 August 2024 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave që ka ndodhur këtë të martë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Debërllukë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

    Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku përpos të tjerash janë shkaktuar edhe dëme materiale.

    “Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër (4) persona”, ka thënë Zahiti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark