Insajderi
Lajme

Klubi i madh evropian i ofron 100 milionë euro për Arda Gulerin

Insajderi
07 August 2024 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klubi i madh evropian i ofron 100 milionë euro për Arda Gulerin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arda Güler ka bërë që tifozët e futbollit ta lëvizin kokën falë lëvizjeve të tij dhe aftësive të jashtëzakonshme.

Ylli i ri turk kishte bërë gjëra të mëdha në Fenerbaheçe, por lëndimet nuk e lanë t’i tregonte sa duhet vlerat e tij në Real Madrid.

E tash, mediat spanjolle raportojnë se për përfaqësuesin e ri turk nuk po mungojnë ofertat.

Sipas “Defensa Central”, Manchester United është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për ta bërë të vetin yllin e ri të “Los Blancos”.

Reali thuhet se është informuar për këtë mundësi, por kampionët e Spanjës dhe të Evropës janë të vendosur ta mbajnë në ekip lojtarin e lindur në vitin 2005 në Ankara.

Trajneri Carlo Ancelotti e konsideron lojtarin si pjesë integruese të projektit të tij dhe beson fuqishëm në kontributin e tij në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë spekulohej se Reali mund ta japë lojtarin për një vit në formë huazimi në mënyrë që Arda të bëjë përvojë dhe të ketë vazhdimësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark