EMRI/ Përplasja mes dy familjeve, shqiptari vritet me thikë në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ Përplasja mes dy familjeve, shqiptari vritet me thikë në Itali

    Insajderi
    08 August 2024 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy familje shqiptare janë përfshirë një sherr të dhunshëm. Ngjarja ka ndodhur në Itali në provincën e Rimini. Sipas mediave italianë debati ka degraduar në përdorimin e thikës.

    Disa persona mbetën të plagosur. Ndërsa 38-vjeçari shqiptar Dritan Idrizi ka ndërruar jetë në spital. E gjithë ngjarja ndodhu në rrugën Tavullia në San Giavanni në Marignano.

    Sipas hetimeve 38-vjeçari u godit me thikë, dhe kishte marrë tre plagë të cilave nuk arriti t’i mbijetonte. Ndërsa theksohet se debati ka nisur për një shumë parash prej 5 mijë eurosh.

    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark