Insajderi
Lajme

Rrahja në Pejë për çka u arrestua Noizy, arrestohet edhe një pejan

Insajderi
08 August 2024 - 18:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahja në Pejë për çka u arrestua Noizy, arrestohet edhe një pejan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e sotme është arrestuar edhe një pejan për rrahjen në një klub të Pejës ku është përfshirë edhe reperi Noizy.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Insajderin se i arrestuari dyshohet për veprën penale “pjesëmarrje ne rrahje”.

“Me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar edhe një person për rrahjen e ndodhur para disa netësh në një klub të nates në Peje. Ai dyshohet për veprën penale “pjesëmarrje ne rrahje”, tha Nikçi.

Insajderi merr vesh se personi i ndaluar për ketë rast është nga komuna e Pejës, por nuk është anëtar i grupit OTR.

Reperi i famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax kanë rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.

Sipas Medi Isenit, ka qenë Stresi ai që ka thurur planin për ta rrahur, ndërsa deklaroi se Noizy e ka grushtuar disa herë, pasi ishte dhunuar më parë nga grupi i tij. Sipas tij, Stresi nuk e ka dhunuar, por ka “e ka nxjerrë në pritë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark