Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për plagosjen e dyfishtë në Viti për pronë – ky është “arsenali” i armëve të konfiskuara

Insajderi
09 August 2024 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për plagosjen e dyfishtë në Viti për pronë – ky është “arsenali” i armëve të konfiskuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dyfishtë në Viti që ndodhi gjatë ditës së djeshme, shkruan Insajderi.

Policia ka njoftuar se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark