Insajderi
Botë

Aksidentohet një autobus në Ankara, nëntë të vdekur e 26 të lënduar

Insajderi
09 August 2024 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidentohet një autobus në Ankara, nëntë të vdekur e 26 të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ankara, ku një autobus është përplasur me shtyllën e një ure, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Sipas raportimit të Anadolu Agency, rasti ka ndodhur kur autobusi ishte në rrugë nga Izmiri për në qytetin Agri, ku humbi kontrollin dhe u përplas me urën në afërsi të fshatit Olukpınar, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Shkak i aksidentit i gjithë aksesi në rrugën e përfshirë është mbyllur.

Ekipet e zjarrfikësve, që mbërritën në vendngjarje, shpëtuan ata që kishin mbetur të ngujuar në autobus, ndërsa të plagosurit u dërguan me ambulanca në spitalet e zonës për trajtim të mëtejshëm.

Ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, ka bërë të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin dhe janë caktuar tre prokurorë publikë në hetim nën koordinimin e një zëvendëskryeprokurori publik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark