Finalja e ‘Paris 2024’ në futboll, formacionet zyrtare: Francë – Spanjë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Finalja e ‘Paris 2024’ në futboll, formacionet zyrtare: Francë – Spanjë

    Insajderi
    09 August 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot (e premte) me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet finalja e madhe e ‘Paris 2024’ në futboll, aty ku do të ndeshen për medaljen e artë Franca dhe Spanja.

    Dy përzgjedhësit Thierry Henry dhe Santi Denia kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

    Tek ‘Gjelat’ në krye të sulmit janë dyshja me përvojë Jean-Philippe Mateta dhe Alexandre Lacazette, që do të ndihmohen nga Michael Olise.

    Në anën tjetër tek Spanja pikë referimi në sulm do të jetë Abel Ruiz, i cili do të ndihmohet nga Sergio Gomez, Fermin Lopez dhe Aimar Oroz.

    Formacionet zyrtare:

    Franca: Restes; Sildillia, Bade, Lukeba, Truffert; Millot, Kone, Chotard; Olise, Mateta, Lacazette.

    Spanja: Tenas; Miranda, Cubarsi, Garcia, Pubill; Baena, Barrios, Gomez, Lopez, Oroz; Ruiz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark