Insajderi
Lajme

Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm

Insajderi
12 August 2024 - 21:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm.

Policë të rajonit Prishtinës gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara kanë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Po në këtë periudhë kohore janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4541 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark