Insajderi
Lajme

Pejë: Vjehërria e raporton në polici nusen, thonë se po i rrah fëmijët e saj

Insajderi
14 August 2024 - 09:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pejë: Vjehërria e raporton në polici nusen, thonë se po i rrah fëmijët e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua dhe një burrë nga Peja kanë raportuar në Policinë e Kosovës një rast të dhunës përgjatë së martës.

Sipas raportit ditor të Policisë, thuhet se të dy kanë njfotuar se nusja e djalit po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj tre dhe katër vjeçar, shkruan Insajderi.

“Pejë 13.08.2024 ,NN. Dy ankuesit një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, kanë njoftuar se e dyshuara femër kosovare-nusja e djalit, ushtron dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj 3 dhe 4 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark