Insajderi
Lajme

Kryeministri serb e quan “cunami” për serbët hapjen e Urës së Ibrit

Insajderi
15 August 2024 - 13:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeministri serb e quan “cunami” për serbët hapjen e Urës së Ibrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të ishte “cunami” për komunitetin serb në Kosovë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçeviq u pyet nëse pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë ndonjë hap konkret, teksa ai tha se “Do ta përcjellim”.

“Më e rëndësishme është që KFOR-i para së gjithash nuk e lejon hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem në këtë çështje. Hapja e urës do të jetë cunami për mbijetesën e Serbët në Mitrovicë prandaj po e bën Albin Kurti”,  tha Vuçeviq para gazetarëve në Nish. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark