Insajderi
Insporti

Sonte nis sezoni i ri në Premierligë, Man Utd “hap perdet”

Insajderi
16 August 2024 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sonte nis sezoni i ri në Premierligë, Man Utd “hap perdet”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sonte do të fillojë sezoni 2024/25 në Premierligën angleze.

Do të jetë skuadra e Manchester Unitedit ajo e cila do ta hapë sezonin e ri, shkruan Express.

Në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Fulham me fillim nga ora 21:00.

Manchester United e nisi faktikisht sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” nga rivali lokal, Manchester City.

Ndërsa, me përforcimet e bëra, ekipi i Erik ten Hag do të synojë kreun e tabelës në edicionin e ri.

Dueli kryesor i xhiros së parë në elitën e futbollit anglez zhvillohet të dielën, ku Chelsea do ta presë kampionin në fuqi, Manchester Cityn.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark