Insajderi
Lajme

“Iu gjetën pushkë e dhjetëra fishek”, arrestohen dy persona për shpërthimin e granatës në Lipjan- Polica jep detaje

Insajderi
18 August 2024 - 10:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Iu gjetën pushkë e dhjetëra fishek”, arrestohen dy persona për shpërthimin e granatës në Lipjan- Polica jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orët e para të së shtunës ka ndodhur një shpërthim në parkingun e një diskoteke në Lipjan.

Për këtë janë arrestuar dy persona, nën dyshimet se kanë kryer vepren penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore”, thuhet në njoftimin e raportit policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Përpos dëmtimit të disa makinave, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark