Presidentja e merr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Presidentja e merr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës

    Insajderi
    19 August 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë nën patronat, mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës.

    Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale, Osmani shkruan se sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh edhe në basketboll.

    “Me kënaqësi të veçantë e kam marr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës, i cili solli basketbollistë të rinj nga Kosova dhe ekspertë e trajnerë të basketbollit amerikanë nga NBA në Kosovë, për t’i frymëzuar edhe më shumë talentët tanë t’i arrijnë majat ndërkombëtare suksesit. Sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh dhe në basketboll”, ka shkruar e para e shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark