Insajderi
Lajme

Bajrami: A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e LVV garantonin për Nagip Krasniqin

Insajderi
20 August 2024 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajrami: A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e LVV garantonin për Nagip Krasniqin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.

Bajrami ka rikujtuar se si partia në pushtet mbronte Krasniqin.

“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”.

“Njëjtë siç e kanë mbrojtë Nagipin vazhdojnë ta mbrojnë Martin Berishajn, e derisa mbrojnë të korruptuarit e tyre me çdo çmim, tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë. E pikërisht për këtë është tepër e rëndesishme që të ruhet me çdo kusht pavarësia e organeve të drejtësisë që të korruptuarit dhe kriminelët të dënohen pavarësisht sa të afërt janë ata me pushtetin – cilido qoftë ai pushtet, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka thënë se sipas Prokurorisë, vetëm në një rast për një kontratë të KEK’ut, buxheti i shtetit është dëmtuar mbi 3.7 milionë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark