Insajderi
Lajme

Ky është burri që u vra nga kunata e tij në Vranjevc

Insajderi
20 August 2024 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është burri që u vra nga kunata e tij në Vranjevc
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Një grua dyshohet se vrau kunatin e saj me të cilin jetonin në të njëjtën shtëpi.

Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se vrasësi është dorëzuar në polici dhe e ka dorëzuar armën në Stacionin Policor në Dragodan.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.

Sinjali raportoi se viktima është Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar dhe e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark