Insajderi
Lajme

Tre të vdekur e 661 raste pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit

Insajderi
21 August 2024 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre të vdekur e 661 raste pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

IKShPK, ka bërë përditësimin për situatën epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit.

Sipas njoftimit tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19.

Nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”.

Rekomandimet nga IKShPK✅

➡️Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve

➡️Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19

➡️Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit

➡️Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe

➡️Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç

➡️Personat me shenja të sëmundjes të testohen

➡️Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhët sipas Udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.

May be an image of text


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark