Insajderi
Sport

Lamine Yamal shënon golin e parë sezonal me Barcelonën

Insajderi
24 August 2024 - 20:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lamine Yamal shënon golin e parë sezonal me Barcelonën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona shënoi fillimisht për epërsinë prej 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, falë  golit të parë të sezonit të Lamine Yamal, por baskët barazuan pastaj në 1-1 me Oihan Sancet. 

Pas paraqitjeve të mira në Euro 2024, Lamine Yamal, u kthye te goli në ndeshjen e sotme në minutën e 24-të. 

Asnjëra palë nuk krijoi shumë në fazat fillestare të ndeshjes, me Nico Williams që tentoi ta pengonte, por që nuk arriti.  

Yamal gjuajti bukur nga distanca dhe pastaj u ndihmua edhe nga një devijim për të shënuar për 1-0. 

Por nuk vonoi shumë dhe Athletic Bilbao fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndali Alex Berenguer në zonë dhe vetëm pas rishikimit të VAR u vendos për penallti. 

Oihan Sancet ishte e saktë dhe shënoi për 1-1 nga pika e bardhë. 

Edhe pas gjashtë minutave shtesë nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark