Insajderi
Lajme

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën e pijeve në pikën kufitare në Jarinje

Insajderi
25 August 2024 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën e pijeve në pikën kufitare në Jarinje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë, Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 1,420 litrove pije të ndryshme në pikën kufitare në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar, thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë kontrolluan një kamion me targa të huaja që po përpiqej të hynte në Kosovë.

Edhe pse shoferi kishte deklaruar se kamioni ishte i zbrazët dhe nuk transportonte mallra, kontrolli zbuloi një sasi të madhe të mallrave të padeklaruara në hapësirat e pajisjeve të kamionit.

Mallrat e zbuluara përfshinin:

  • Birra: rreth 750 litra
  • Pije energjike: rreth 200 litra
  • Pije të gazuara: rreth 120 litra
  • Lëngje të ndryshme: rreth 350 litra


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark