Publikohen fotografitë e para të Galaxy Note 8 - Insajderi
×
Teknologji

Publikohen fotografitë e para të Galaxy Note 8

Insajderi
19 August 2017 - 10:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti teknologjik, Samsung është duke u përgatitur për lansimin e fabletit të ri Galaxy Note 8, fotografitë e të cilit janë publikuar nëpër rrjetet sociale.

Samsungu më 23 gusht do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të zyrtarizojë Galaxy Note 8.

Note 8 raportohet se do të ketë ekran 6.3-inç Quad HD me rezolucion 2960×1440 pixels. Fableti do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835.

Specifikat tjera të këtij telefoni janë 6 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Pajisja do të ketë edhe versionet me 128 dhe 256 GB.

Kamera kryesore e telefonit do të ketë dy sensorë me 12 megapixel ndërsa do të operojë me sistemin Android 7.1.1 Nougat.

Image

Image

Image


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark