Për një javë, policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një javë, policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba

    Insajderi
    26 August 2024 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se javën që lamë pasë ka shqiptuar 1429 gjoba dhe ka hequr 9 patentë shoferë.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 37 aksidente.

    Njoftimi i plotë:

    Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës, gjobat dhe aksidentet

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 19-25/08/2024 ka shqiptuar 1429 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

    Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre :

    – Aksidente me lëndime, 14

    – persona të lënduar, 19

    – Aksidente me dëme materiale, 23

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark