Insajderi
Lajme

Rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturave, ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Insajderi
27 August 2024 - 19:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturave, ky  është parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditëve në vazhdim pritet të jetë një mot me ndryshime.

Orëve të para të ditës do të ketë më shumë kthjellime e intervale me diell, derisa pasdite më pas me zhvillime të vransirave, paraqiten kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Vende-vende rrebeshet mund të jenë më të theksuara, e nuk përjashtohen mundësitë të shoqërohen me breshër lokalisht, sipas Mendimit për Motin.

Temperaturat maksimale ditën e mërkurë zbresin në 29C e 31C, e të enjten në 27C e 28C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 14C e 17C. Do të fryjë erë veriore-verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Në fundjavë paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell, ndërsa temperaturat shënojnë rritje deri në 30C e 32C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark