Shtyhet prapë afati për regjistrimin e mërgatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet prapë afati për regjistrimin e mërgatës

    Insajderi
    28 August 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyjë afatin për regjistrimin e mërgatës deri më 31 dhjetor të këtij viti.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se kërkesa për shtyrje të afatit po bëhet për shkak se ditëve të fundit brenda ditës ka pasur deri në tremijë regjistrime.

    “Së pari dua të theksoj se regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën e katër dekadave të fundit. Të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vet mërgatës për një organizim më të mirë të nevojave dhe të potencialit. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë përafërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që kjo dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim përmes përfundimit të afatit”, deklaroi Gërvalla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark