Insajderi
Lajme

Këto tema i foli Sarrazin në zyret e LDK-së

Insajderi
29 August 2024 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto tema i foli Sarrazin në zyret e LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar për temat të cilat i diskutoi sot me emisarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Abdixhiku tha se me të foli për Procesin e Berlinit si dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për vendin.

Ai premtoi që nga 9 shkurti do t’i jepin prioritet kësaj nisme dhe secilit process integrues e konsolidues që ka ngecur në katër vite qeverisje Kurti.

Postimi i plotë:

Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. 🇩🇪🇽🇰

Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës.

Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty.

Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark