Insajderi
Lajme

Vetura godet për vdekje 36 vjeçarin në Gjilan

Insajderi
29 August 2024 - 18:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura godet për vdekje 36 vjeçarin në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Një veturë ka goditur për vdekje një burrë të moshës 36 vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua në një përgjigje për Gazetën Insajderi nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë,  ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën,  është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë”, ka thënë Hashani.

Ai ka treguar se shoferi është arrestuar dhe është duke u mbajtur në ndalim për 48 orë.

“Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë , si pasoj e plagëve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë. Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, përfundoi Hashani.

/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark