Insajderi
Lajme

Vdes ish-shefi i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës

Insajderi
30 August 2024 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes ish-shefi i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ortopedit Skënder Boshtraj, ka ndërruar jetë.

Kështu ka njoftuar Spitali i Pejës, në një kohë ai kishte qenë edhe shef i Repartit të Ortopedisë në këtë spital.

“Me shumë pikëllim morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të doktor tonë Skënder Boshtraj, Mjek Specialist Ortoped dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Një jetë e tërë dedikimi dhe përkushtimi në shërbim të shëndetit të pacientëve, do të ishte përshkrimi për juve doktor Skënder që ishe dhe do mbetesh shembull i sakrificës për të ndihmuar të tjerët”, njoftoj Spitali.

Njoftimi i plotë:

Me shumë pikëllim morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të doktor tonë Skënder Boshtraj, Mjek Specialist Ortoped dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Një jetë e tërë dedikimi dhe përkushtimi në shërbim të shëndetit të pacientëve, do të ishte përshkrimi për juve doktor Skënder që ishe dhe do mbetesh shembull i sakrificës për të ndihmuar të tjerët.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, gjithë personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Dr.Skenderin.

Koontributi i tij i madh si Ortoped dhe një kohë edhe si Shef i Repartit të Ortodoksisë do të mbetet gjithmonë i paharruar!”.

Do të kujtojmë përherë Dr.Skender!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark