Insajderi
Lajme

Gjakovë: Një grua hidhet nga kati i dytë i shtëpisë

Insajderi
02 September 2024 - 09:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjakovë: Një grua hidhet nga kati i dytë i shtëpisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua në Gjakovë është dërguar në emergjencë pasi e njëjta ka pësuar lëndime trupore meqë dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjakovë / 01.09.2024 – 18:30. Një femër K/Shqiptare është dërguar në emergjencë nga familjarët për shkak se e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.

Policia po e heton rastin si “Shtytje në vetëvrasje ose ndihmë në vetëvrasje”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark