Insajderi
Lajme

Konjufca për hapjen e Urës së Ibrit: Është domosdoshmëri

Insajderi
03 September 2024 - 18:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca për hapjen e Urës së Ibrit: Është domosdoshmëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, duke e quajtur domosdoshmëri.

Ai sot në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova është shprehur se nuk mendon që hapja e kësaj ure, përbën kërcënim të sigurisë, duke thënë se ura nuk është dashur të mbyllet fare.

Konjufca gjithashtu tha se prania e ushtarëve mbi urë, siç u shpreh ai, “nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar”, përcjell Klankosova.tv.

“Mua më duket që nuk ka kurrëfar potenciali atje për të eskaluar situata, nuk më duket se hapja përbën një kërcënim të sigurisë, hapja e kësaj ure është një domosdoshmëri jo e sotit, është një domosdoshmëri e cila ka qenë vite me radhë, sepse tashmë jemi vonë le të thuhet me fjalë të tjera, sa i përketë hapjes së kësaj ure”.

“Është dashur ndoshta më mirë të themi të mos mbyllet fare kjo urë, por ja që është mbyllur dhe vet simbolika që e ka prania e ushtarëve mbi urë, nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar dhe për një Kosovë unitare”, është shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark